Ikona e këngës Frank Sinatra, u nderua me një statujë bronzi në 106 vjetorin e lindjes.
Statuja e punuar nga Carolyn Palmer, u vendos të dielen më 12 dhjetor në vendlindjen e tij Hoboken në New Jersey.
Turma e njerëzve që u mblodhën në vendin ku u vendos statuja, e kënduan këngën "Happy Birthday.
Në ceremoni mori pjesë edhe vajza e tij Tina Sinatra, së bashku me Joe Piscopo.
Ndër këngët më të pëlqyera të tij ishin: "Fly Me to the Moon" dhe "New York, New York".
Frank Sinatra, ishte edhe fitues i çmimit Oscar, për aktorin më të mirë në rolin dytësor në vitin 1954.
Ylli i Hollywoodit, vdiq në vitin 1954 nga një atak në zemër.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.