Sin Boy ka vendosur të rikthehet fuqishëm në industrinë shqiptare. Pas disa koncerteve me mijëra të pranishëm në Greqi, këngëtari po kthehet me një projekt unik.
Javë më parë, Prive Klan Kosova njoftoi për këngën e tij të re, e cila quhet “X”.
Për videoklipin e këtij projekti gjigant u përkujdes Entermedia. Producenti i suksesshëm Torcha u përkujdes për prodhimin e këngës, ndërsa menaxheri i këngëtarit, Leart Perla, u përkujdes për produksionin gjeneral të këtij videoklipi që kushtoi më shumë se 50 mijë euro.
Për “X”-in e Sin Boy u bashkuan edhe dyshja më e famshme e humorit, Sheqa dhe Gjyla. Ata, përmes një skeçi humoristik, po iu bashkëngjitën videoklipit. Përveç tyre, pjesë e klipit do të jetë edhe një modele që vjen ekskluzivisht nga Brazili për këtë videoklip.
Këto dhe shumë surpriza të tjera nga prapaskenat, mund t’i mësoni nesër në Prive Klan Kosova, me fillim nga ora 19:00.
Ekskluzivisht në Prive Klan Kosova do të jetë edhe premiera e këngës. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.