Lajmet e fundit

Zakonisht kanceri i gjirit lidhet me tepër me gratë se me meshkujt.
Por edhe meshkujt mund të diagnostifikohen me kancer të gjirit, anise shumë rrallë, transmeton Klan Kosova.
“Deri në pubertet, indet e gjirit tek djemtë dhe vajzat janë të njëjta. Të dy palët kanë një sasi të vogël të indeve të gjirit dhe areola që është zona e errët e lëkurës në mes të gjinjëve ”, thuhet në studimin e fundit për kancerin e gjirit.
Hulumtuesit nga Klinika Mayo në Florida, njoftuan se kohët e fundit po zhvillohet një vaksinë e re kundër kancerit që besohet se do parandalojë kancerin e gjirit, si dhe përsëritjen e sëmundjes tek gratë e burrat e prekur.
Rreth 390 burra diagnostifikohen me kancer të gjirit çdo vit në Britani, për dallim nga 54 mijë e 800 gra sipas kërkimeve për kancer në Britani.
Diagnostikimi i meshkujve me kancer gjiri bëhet mes moshës 60-70 vjeç.
Njëjtë si me gratë, nëse një njeri nga anëtarët e familjes ka pasur kancer të gjirit më parë, atëherë gjasat e tij për zhvillimin e kancerit do të rriten.
Simptoma më e zakonshme e kancerit të gjirit tek meshkujt është një gungë në indin e gjirit që mund të ndihet përderisa del.