Lajmet e fundit

Në dimër të duket se po sëmuren të gjithë.
Ndoshta kolegu juaj në punë do të kollitet vazhdimisht dhe fëmija juaj do të kthehet në shtëpi nga shkolla po ashtu me një kollë. Këto të kollitura vjen si pasojë e viruseve të ndryshme të cilat kanë të tendencë të shfaqen në vjeshtë dhe gjatë dimrit.
Shpesh të sëmurët nuk munden të dallojnë nëse janë të ftohur apo janë të prekur me virus, pasi këto janë sëmundje respiratore që duken shumë të njëjta.
Simptomat e gripit janë ethet, rrjedhje të hundëve, të dridhura dhe lodhje të vazhdueshme.
Ndërsa simptomat e të ftohtit vijnë gradualisht jo si të gripit përnjëherë, transmeton Klan Kosova.
Shërimi i këtyre bëhet duke ngrënë pemë dhe perime, po ashtu duke qëndruar në shtëpi dhe ju nevojitet pushim, gjithashtu mund të pini çajra natyral.
Pos të tjerash duhet të vizitoni edhe mjekun pasi ai do të ju shkruaj një recetë që përmban antibiotik.