Lajmet e fundit

Ankthi dhe depresioni janë ndër çrregullimet e para të shëndetit mendorë.
Për këto sëmundje ende nuk ka statistika të mirëfillta, por është konstatuar se numri i të prekurve çdo herë e më shumë është në rritje, njofton Klan Kosova.
Arsyeja kryesore në shfaqjen e problemeve mendore janë problemet piskosociale.
Ndër simptomat e para që mund të vërehen janë në çrregullimet fizike, si frymëmarrja e shpeshtë, ritmi i lartë i zemrës, dhimbja e kokës, mungesa e energjisë, pagjumësia etj.
Mirëpo është konstatuar se nëse ofrohet ndihma profesionale që në stadet fillestare këto sëmundje mund të shërohen.
