Me dimrin vijnë edhe simptomat e ftohjes, por tani është bërë e vështirë që të bëhet dallimi me ato të COVID-19.
Ekspertët janë të shqetësuar se rastet e gripit do të rriten më shumë këtë vit.
Ata thanë se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm të bëjnë dallimin mes simptomave të ftohjes dhe atyre të koronavirusit.
Simptomat më të zakonshme të koronavirusit janë kolla e vazhdueshme, temperatura e lartë, humbja e shijes dhe erës, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Simptomat e koronavirusit janë të ngjashme me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, ndërsa simptomat e gripit mund të vijnë më shpejtë.
Shenjat e gripit përfshijnë ethe të papritura, temperaturë, dhimbje trupi, fyti, koke, vështirësi për të fjetur, humbje oreksi, diarre etj.
Sidoqoftë, hulumtimi nga ekspertët në “King's College University” zbuloi se disa prej këtyre simptomave janë të ngjashme me COVID-19.
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetit renditi dhimbjet e fytit, diarrenë, dhimbjen e kokës, humbjen e shijes ose erës, skuqjen në lëkurë dhe njollën e gishtërinjve si simptoma më pak të zakonshme të koronavirusit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.