Edicioni i III-të i Simpoziumit Ndërkombëtar Ndër/Trans Disiplinar "Filozofema" do të zhvillohet sot dhe nesër në Fakultetin Filozofik, nga ora 10:00 deri në 17:00, organizuar nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Filozofisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Temat qendrore të simpoziumit janë:
“The Question Concerning AI” – pyetjet filozofike mbi Inteligjencën Artificiale dhe ndikimin e saj në mendimin bashkëkohor, etikë dhe shoqëri.
“Imazhi, Filmi dhe Filozofia” – marrëdhënia ndërmjet artit pamor, kinemasë dhe reflektimit filozofik në epokën digjitale.
Në këtë simpozium do të marrin pjesë studiues, profesorë dhe filozofë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Austria, Libani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kumtesa që trajtojnë filozofinë, teknologjinë, artin dhe etikën bashkëkohore.
Synimi i “Filozofema III” është krijimi i një hapësire dialogu ndërmjet filozofisë dhe shkencave të tjera, duke reflektuar mbi rolin e njeriut në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe mbi sfidat e perceptimit vizual në kulturën moderne./Klankosova.tv
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.