Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur mbrëmë në hyrje të diskotekës Gate.
Aty një nga të pranishmit, simpatizant i Vetëvendosjes iu drejtua gazetarit të Nacionales Burim Pacollit, duke i thënë:
"Nuk e ki vendin këtu o udbash".
Kjo shkaktoi shqetësim tek gazetari i cili s'e kishte të qartë se pse u quajt ashtu.
Në këtë mbrëmje ndër të tjera i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe paria e Lëvizjes Vetëvendosje.
Dhe kjo s'është hera e parë që gazetarët sulmohen dhe ofendohen nga VV-ja.
Para disa ditësh në Gjakovë, u ofendua edhe ekipi i Klan Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dihet se tash e një kohë ka nisur një 'luftë' me disa nga mediat në vend.
Ai bile ka vendosur që gjatë fushatës zgjedhore t'i ikë debateve, dhe të mos shkojë në televizionet si: Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.