Interi është klubi i vetëm italian që vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i këtij ekipi, Simone Inzaghi, ka thumbuar kundërshtarët e tij në Itali, duke ua kujtuar atyre këtë fakt.
"Është kënaqësi e madhe të jesh duke luftuar për çdo kupë, nuk është e lehtë të shikosh të tjerët duke luajtur", ka deklaruar timonjeri i kampionit aktual të Serie A, transmeton Klankosova.tv.
"Nerazzurët" e siguruan direkt biletën për 1/8-ën e finales në UEFA Champions League, pasi përfunduan në Top-8 skuadrat më të mira të edicionit 2024/25, të cilat automatikisht u kualifikuan në mesin e 16 më të mirëve.
Nga ana tjetër, Atalanta, Juventus e Milan u eliminuan në fazën paraprake.
Të parët nuk i kaluan modestët e Club Brugge, kurse "Zonja e Vjetër" dështoi ta kalonte PSV-në e Holandës, njofton Klankosova.tv.
Me holandezë nuk dolën mirë as "Rossonerët", të cilët s'fituan dot ndaj Feyenoord.
Pikërisht me këta të fundit ballafaqohet sonte Interi, ndeshje kjo e cila me fillim në orën 18:45, do të transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare,
ArtMotion!
Ndryshe, Inzaghi me futbollistët e tij, po e udhëheq renditjen tabelare në kampionatin elitar italian me 58 pikë, një më shumë se Napoli i Amir Rrahmanit.
"Zi-kaltërit" janë të kualifikuar edhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në të cilën fazë do t'i zhvillojnë dy përballje kundër rivalit të qytetit, AC Milan.
[caption id="attachment_2519606" align="alignnone" width="1080"]

Foto: Ternews.it[/caption]