Trajneri Interit Simone Inzaghi, është nderuar me çmimin prestigjioz "Panchina d’Oro" si trajneri më i mirë italian i sezonit 2023-24.
Ky çmim u dha në bazë të votimit të 51 kolegëve të Serie A, të cilët u mblodhën të hënën në Coverciano gjatë një trajnimi vjetor.
Inzaghi mori 26 vota, duke lënë pas Gian Piero Gasperini të Atalantës me 14 vota dhe Vincenzo Italianon e Bolognës me 4 vota. Ky ishte triumfi i parë i Inzaghit i cili vjet u shpall kampion me Zikaltrit.
Trajneri i Real Madridit dhe fituesi i Champions League, Carlo Ancelotti, u vlerësua me "Panchina d’Oro Speciale", ndërsa Gasperini mori gjithashtu një çmim të veçantë për triumfin e Atalantës në Europa League.
Fabio Pecchia fitoi "Panchina d’Argento" për punën e tij në rikthimin e Parmës në Serie A sezonin e kaluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.