Lajmet e fundit

Qendërmbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, është rikuperuar në kohë për të luajtur kundër Atalantas këtë fundjavë.
Pioli synon të vazhdojë ecurinë e mirë të ekipit në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar, dhe veterani Kjaer duhet të kthehet në formacionin fillestar kundër lojtarëve të Atalantas, të dielën.
32 vjeçari ka luajtur në tre ndeshje të Serie A dhe luajti nga fillimi kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
Rossonerët humbën nga Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve ndeshjen e kaluar, por janë të dytët në Serie A, të pamposhtur në gjashtë ndeshje dhe dy pikë pas liderit Napoli.