Lajmet e fundit

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka folur për të ardhmen e tij me ekipin dhe synimin që ka me të.
" Si mund të qëndroj këtu shumë vite dhe ende të jem i kënaqur? Dua të jem i sinqertë. Ndjehem shumë mirë në Madrid dhe klubi mund të avancojë edhe më shumë, jam i sigurtë. Është sfiduese që të ndihmoj Atleticon të rritet në Evropë çdo vit. Ky është synimi im.", tha Simeone për "Sky".
Diego Simeone ka kontratë me madrilienët deri në qershor të vitit 2027.