18.12.2015 · përditësuar para 3880 dite1 min lexim
Diego Simeone ka thënë se ai nuk është i shqetësuar për mungesën e golave nga Fernando Torres.
Torres ka shënuar vetëm dy gola në 20 paraqitje për Atleticon këtë sezon – të fundit më 19 shtator.
31 vjeçari ka mbetur në kuotën e 99 golave për skuadrën nga Vincente Calderon, por Simeone thotë të mos jetë i shqetësuar për këtë gjë.
“Për sa kohë ai punon shumë, stërvitet edhe luan, nuk është me rëndësi nëse ai nuk e shënon golin e tij të 100-të”.
“Por golat do të vijnë. Fernando ka shënuar gjithmonë gola të rëndësishëm dhe shpresoj që kur ai ta bëjë këtë gjë, të jetë me rëndësi për ne”.’
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.