Lajmet e fundit
Mesfushori është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës duke tërhequr interesim, por trajneri argjentinas mendon se lojtari duhet të mbetet në Madrid për t’u zhvilluar edhe më.

Diego Simeone beson se Saul Niguez duhet të mbetet tek Atletico Madrid në mënyrë që të zhvillohet më tutje.
21 vjeçari është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke e ndihmuar Simeonen që të ndërtojë një skuadër të fuqishme.
Është raportuar interesim i madh për shërbimet e mesfushorit, por Simeone i ka sugjeruar që të qëndrojë.
“Varet nga klubi. Jemi duke u munduar që t’i bëjmë lojtarët sa më të mirë”.
“Largimi i tij nuk do të ishte i mirë, pasi është i ri dhe duhet të zhvillohet. Ku ka vend më të mirë për ta bërë këtë gjë se në shtëpi”.
“Ai është lojtar i rëndësishëm, që mund të luajë në secilën pozitë në mesfushë”.