Lajmet e fundit
Trajneri i Rojiblancos mendon se Real Madrid do të fitoj La Liga sezonin tjetër, sepse do të ketë ndikime nga forca të jashtme, shkaku i mossuksesit të mbretërve në këtë garë vitet e fundit.

Timonieri i Atletico Madrid, Diego Simeone mendon se do të jetë "tmerrësisht e vështirë" që dikush tjetër veç Real Madridit ta fitoj La Liga sezonin e ardshëm.
Rojiblancos fituan titullin në sezonin 2013/14, derisa Barcelona u shpall kampion këtë vit, duke thyer rekorde.
Në anën tjetër Real Madrid ka fituar titullin e La Liga vetëm një herë në shtatë vitet e fundit dhe atë ne vitin 2012 nën drejtimin e Jose Mourinho.
Pranda, Simeone mendon se Los Blancos janë favorit që të ngritë trofeun sezonin që vjen, pasi forca të jashtme do të kujdesen për këtë gjë.
"Do të jetë tmerrësisht e vështirë që dikush tjetër veç Real Madrid ta fitoj titullin, sepse nuk mund të ndodhë që ata ta fitojnë atë vetëm një herë në shtatë vite".
"Prandaj, mendoj se gara për titullin e La Liga do të jetë e ndikuar".
Real Madrid përfundoi sezonin që lam pas në vendin e dytë, pas Barcelonës, që çoi në shkarkimin e Carlo Ancelotti.