Lajmet e fundit

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka minimizuar rolin e tij në zhvillimin e Antonie Griezmann si futbollist.
Ai është shprehur i gatshëm që të jap gjithë kontributin e tij për të ndihmuar francezin.
“Nuk ndjej se jam mentori i Griezmann, jam vetëm trajneri i tij që e ndihmon atë si futbollist dhe si person.”
“Jemi duke e ndihmuar një futbollist jashtëzakonisht të madh për të arritur potencialin tij të plotë dhe këtu jam si secili”, ka thënë Simeone./Klan Kosova/