Lajmet e fundit

Chelsea së fundi arriti një fitore të madhe ndaj Atletico Madrid në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, dhe si duket Simeone ka mbetur i habitur me mënyrën dhe intensitetin e punës së tyre.
Ai po fliste për radiostacionin spanjoll, Cadena Ser, dhe tha:
“Kurrë nuk jemi përballur me një skuadër me intensitetin e Chelseas”, tha Simeone.
“Ne patëm probleme që t’i shtypim efektivisht. U përmirësuam kur Griezmann shkoi te Bakayoko dhe e la David Luizin të lirë. Por nuk ishim precizë”.
“Klubet angleze janë përmirësuar andaj është më e hapur. Ka margjinë më të vogël të gabimeve tani”.