Lajmet e fundit

Diego Simeone ka nënvizuar kërcënimin që vjen nga Jamie Vardy, para ndeshjes që Atletico Madrid e zhvillon ndaj Leicester Cityt në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjashtë golat e anglezit në tetë ndeshje për kampionin anglez, kanë fituar admirimin e trajnerit të Atletico Madridit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Më pëlqen Vardy, e rangoj atë lart si sulmues”, tha Simeone në konferencë për shtyp.
“Ai është tipi i sulmuesit të fuqishëm që Atletico e ka pasur”. “Ai është shumë i rrezikshëm dhe nëse ne e bëjmë ndonjë gabim, ai do ta ndëshkojë”, shtoi ndër të tjera argjentinasi.