Lajmet e fundit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka pranuar që Antoine Griezmann, do të ishte edhe më mirë në një ekip sulmuese se sa Atletico, dhe se nuk ka problem që ta lë të largohet.
“Nëse një ditë Griezmann e lë Atleticon dhe shkon në një ekipë më ofensive, ai do të ishte më i mirë”, tha Simeone për L’Equipe.
“Sigurisht, sepse atij i nevojitet një lojë sulmuese”.
“Gjithmonë e them të njëjtën gjë. I dua lojtarët e mi shumë. Më pëlqen që rriten. Nuk jam mosmirënjohës. Nëse një lojtar vjen tek unë dhe thotë: ‘Trajner, kam një shans të jetës që të luaj për një ekip të caktuar, dua të largohem’. Nëse ai ka dhënë gjithçka për mua siç bën Griezmann, do të them që nuk ka problem. E di që ai ka nevojë që të rritet”.
“Sigurisht, Griezmann do të ketë mund të largohet dikur, sikurse Diego Costa dhe Arda Turan”.