Lajmet e fundit
Argjentinasi nuk është i trembur nga fillim-sezoni jo i mirë, ndërsa komenton përballjen e Madridit dhe formacionin e mundshëm.

Trajneri i Atleticos ka dhënë mendimin e tij para derbit të Madridit.
Diego Simeone, trajneri i ka komentuar paraqitjet jo të mira të Atleticos.
“Nuk jam i befasuar nga rezultatet e sivjetme. Kemi pritur që gjërat do të jenë të vështira në dhjetë përballjet e para - me kundërshtarë të vështirë dhe lojtarë të rinj në skuadër kjo është normale”.
Cholo poashtu ka folur për formacionin e mundshëm ndaj Los Blancos, mungesat dhe vendimet për titullarë.
“Gjithçka do të varet nga ajo se kush mendoj që përmbushë nevojat tona. Të dy kanë stërvitur dhe janë në formë të mirë”.
“Koke mungon, por po shikoj nëse do ta përdorë Correran apo Carrascon”.
Në fund Simeone foli edhe për të parin e pankinës së Mbretërve, duke mos kursyer aspak lëvdatat.
“Ai gjithmonë kujdeset për mbrojtjen. Skuadër e mirë në mbrojtje dhe e balancuar në të gjitha aspektet është vula e tij”.