Lajmet e fundit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është takuar me sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala-n, në kryeqytetin spanjoll, sipas Radio Marca.
Dybala po kalon kohë në Madrid pasi që është lënë jashtë formacionit të Argjentinës, dhe u takua me bashkëkombësin e tij për të darkuar dhe biseduar në mbrëmjen e së mërkurës.
Rivalët e Atleticos, Real Madridi, janë lidhur me një transferim të mundshëm të tij, ndërsa flitet se edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë të interesuar.