Lajmet e fundit
Spanjolli ka mbetur jashtë për shkak të një lëndimi me nyje, por Bacary Sagna është i gatshëm për të udhëtuar në Selhurst Park, megjithë një mini-lëndim të marrë në përballjen e Francës me Serbinë.

David Silva nuk do të paraqitet për Manchester Cityn në përballjes e së shtunës me Crystal Palace, shkaku i një lëndimi në gju.
29 vjeçari e ka nisur mirë këtë sezon duke shënuar një gol dhe asistuar në katër të tjerë, në katër ndeshjet e para të Premier Ligës.
“Silva nuk luan sepse do të ishte me rrezik që ai të marr edhe një lëndim tjetër”, tha Manuel Pellegrini.
“Shpresoj që të jetë i gatshëm për Juventusin”.