Lajmet e fundit
Lucas Silva ka thënë se nuk mendon largimin nga Santiago Bernabeu, por është në kërkim të një minutazhe më të madhe.

Mesfushori i Real Madridit, që në Janar u transferua në Santiago Bernabeu nga Cruzeiro, Lucas Silva ka mohuar largimin e tij të mundshëm nga klubi mbretëror këtë afat kalimtar.
Megjihtë shumë raportimet se Silva mund të jetë në listën e largimeve nga kampi i ‘Los Blancos’ këtë verë, ai ka mohuar gjithçka.
“Unë s’mendoj veq qëndrimin në Madrid”.
“Dëshiroj të kem më tepër hapësirë në mënyrë që të tregoj veten”.
“Për aq minuta sa kam pasur në dispozicion, besoj që kam treguar diçka nga potenciali im”.