Lajmet e fundit
Braziliani nuk ka dyshime në aftësitë e portugezit, por poashtu mendon që skuadra ka kualitet në mjaftueshëm për të thënë fjalën e saj në këtë garë.

Thiago Silva e di që skuadra duhet të jetë e vëmendshme në Cristiano Ronaldon në përballjen e së mërkurës mbrëma ndaj Real Madridit.
Skuadra nga kryeqyteti francez synon që të vazhdojë fitoret në Ligën e Kampionëve, por braziliani e di që kjo mund të arrihet vetëm nëse ndalet Ronaldo.
“Është e vështirë ta ndalësh Ronaldon. Ai ka shumë talent. Ka të gjitha ato që i duhen një sulmuesi”.
“Është i mirë me kokë, me këmbën e djathtë dhe të majtën. Gjuan njëjtë me të dyja këmbët. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm me të”.
“Do të mundohemi që sot të gjejmë mënyrat më të mira për ta ndalur – gjë kjo aspak e lehtë”.