Lajmet e fundit
Lucas Silva mund të largohet nga Real Madrid shkaku i shtimit të numrit të joevropianëve në skuadër dhe ngushtimit të hapsirës dhe mundësisë për lojë.

Deportivo e dëshiron një marrëveshje me Lucas Silva për sezonin 2015-2016. Ata janë në kërkim të një lojtari për të forcuar mesfushën e tyre dhe trajneri ka kërkuar shërbimet e brazilianit për sezonin e ardhshëm. Real Madrid do të jep për huazim një lojtar vetëm pasi ai të përfundojë parasezonin.
Silva i është bashkangjitur Madridit në janar të vitit 2015 për 14 milionë euro, nga ekipi i Seria A Braziliane, Cruzeiro. Tek mbretërit ai u transferua si një zëvendësim i mundshëm i Luka Modric, por ka fituar shumë pak kohë për të luajtur që atëherë.
Ai e luajti vetëm një ndeshje të plotë në La Liga (kundër Levante) dhe një Champions League (kundër Schalke 04, në Gelsenkirchen).
Në total ai ka luajtur 337 minuta në La Liga dhe 90 minuta në Copa del Rey, një total prej vetëm 427 minuta në skuadrën e parë në pesë muaj.
Problemi i tij në real Madrid është mungesa e shtetësisë së ndonjërit nga shtetet e BE-së.
Kur kemi parasysh që këtë status e kanë edhe James, Danilo e Casemiro, nuk është i pamendueshëm largimi i tij.