Lajmet e fundit

Wolves po kërkon që ta transferojë mesfushorin e Milanit, Andre Silva, raporton mediumi anglez The Sun.
Portugezi kaloi te Kuq e Zinjt për 33 milionë funte nga Porto verën e kaluar, por arriti të shënojë vetëm dy gola në Serie A, ndonëse ia doli të shtojë gjashtë më shumë në Ligën e Evropës.
Përderisa Silva ka deklaruar se dëshiron që të qëndrojë te Milani, klubi i rikthyer në Premier Ligë po këshillohet nga agjenti i tij, Jorge Mendes.