Lajmet e fundit

Pamjet e publikuara sot, ku një nxënës goditet nga mësimdhënësi në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë kanë shkaktuar debat.
Në video, nxënësi, siç shihet në pamje, tenton të vetëmbrohet duke e shtyrë me këmbë mësimdhënësin.Por, ky rast i rëndë ka ngritur një pyetje serioze për sigurinë në institucionet arsimore, pasi ngjarje të ngjashme që kanë ndodhur edhe më parë në vend.
Çfarë po nxit dhunën në shkollat tona? A është e pranueshme që mësuesit të reagojnë me dhunë fizike ndaj nxënësve? Dhe mbi të gjitha, kush e mban përgjegjësinë "mbi supe", mësuesi, nxënësi apo faji mbetet i përbashkët.Klankosova.tv ka shpërndarë videon e plotë, dhe reagimet e lexuesve janë ndarë në dysh.
Njëri prej tyre mendon se dhuna në shkolla nuk duhet të ekzistojë, pa marrë parasysh veprimet nga ana e nxënësve.
“Pa marrë parasysh çfarë bëjnë nxënësit, dhuna në shkollë nuk duhet të ekzistojë. Ne kemi shkuar në shkollë për të mësuar, e mësimdhënësit kanë qenë ata që është dashur të na tregojnë se dhuna nuk është zgjidhje. Por fatkeqësisht, pikërisht ata na kanë rrahur më shumë se prindërit tanë".
E një tjetër lexues reagoi më ashpër ndaj mësuesit, duke ndjerë edhe dhimbjen e një prindi kur sheh videon.
“Se ka ba nana me.myt ti more rrugaq, ku ke drejt me qu dor ne nxenes pa marr parasysh sjellja duhet ndryshe denohet e jo me gjith ket urrejtje edhe me fjalen Dreq Ikk more, se lehte eshte te flasim secili prind do i dhimte zemra kur sheh fmin ne ket gjendje", shkroi ai.
Dikush tjetër e sheh rastin si një problem që kërkon dënim të rreptë.
“Duhet te denohet spaku 5 vite burg, sepse nxensit shkojn per edukat e jo per dajak. Kjo është ndergjegjia shtetërore e Kosoves”, shkroi ai.
Por jo të gjithë fajin e mbajnë vetëm mësuesit. Disa qytetarë e kanë vënë në dukje presionin dhe degradimin shoqëror që ata përjetojnë në Kosovë.
“Mungesa e edukatës familjare dhe procesi i një shoqërie pa kokë dhe pa drejtim, e ndihmuar kjo edhe nga politika që shikon vetëm për pushtetin e saj, pasurimin e saj, dërgon në situata të tilla ku mësuesit janë kthyer në skllevërit më të përbuzur të këtij shekulli në popullatën shqiptare. (Nuk justifikoj dhunën e mësuesit, por sipas mendimit tim, kemi nje degradim shoqëror)”, shkroi lexuesi.
Një tjetër qytetar mendon se gjeneratat e reja nuk e dinë limitin dhe respektin ndaj profilit të mësuesit.
“Une e mendoj se gjeneratat e reja te nxenësve nuk po e dije limitet dhe respektin ndaj mesimdhenesit, sipas videos po shihet qe e kan bere me tendenc per mesimdhenesin! Prinderit duhet t'i edukojne femijët per respektin, e si pasaj e ksaj vjen puna deri tek ky reagim”, tha lexuesi.
E ka disa të tjerë që nuk e shohin fajin vetëm te mësuesi apo nxënësi, por e bartin edhe tek prindërit dhe edukimi i tyre.
“Duhet të denohet mësuesi po njëjtë me prindërit e këtij nxënësi. Liria e tepërt nuk është për njeriun, aq më pak për shqiptarin. Prej që u hoq stupci prej shkollave, gjeneratat janë gjithnjë e më të këqija, drogagjinë, hajna, bandita, veç nxënës nuk janë. Respekt profesorit”, shkroi një lexues i Klankosova.tv.
Njëherësh Prokuroria e Prishtinës ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë mësimdhënësi i cili ushtroi dhunë brutale ndaj nxënësit sot në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e kryeqytetit.
Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, tha zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit. https://klankosova.tv/policia-deklarohet-per-rrahjen-brenda-shkolles-pavaresia-ne-prishtine/ https://klankosova.tv/ndalohet-per-48-ore-mesimdhenesi-qe-rrahu-nxenesin-ne-shkollen-pav11aresia/