Lajmet e fundit

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir tha të hënën se nëse kryeministri Benjamin Netanyahu heq dorë nga planet për një ofensivë tokësore në Rafah, ai mund të humbasë mbështetjen e koalicionit që e ka mbajtur atë në pushtet.
"Nëse kryeministri vendos t'i japë fund luftës pa nisur një sulm të gjerë në Rafah për të mposhtur Hamasin, ai nuk do të ketë një mandat për të vazhduar shërbimin si kryeministër", tha Ben Gvirm, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ben Gvir, lideri i partisë Fuqia Hebraike, është një nga anëtarët më të ekstremit të djathtë të kabinetit të Netanyahut. Ai është dënuar për mbështetje të terrorizmit dhe nxitje të racizmit anti-arab dhe në fillim të këtij viti ka mbrojtur zhvendosjen masive të palestinezëve jashtë Gazës, duke u hapur në mënyrë efektive kolonëve izraelitë.