Me qëllim të parandalimit të veprave të ndryshme penale, sot policia në Prizren ka realizuar një aksion, për sigurinë e nxënësve.
Cak ishte kontrolli në autobusët që bartin nxënës.
Në bazë të dyshimit, janë kontrolluar disa prej tyre.
Në njoftim thuhet se policia ka kërkuar për mjete të rrezikshme si dhe armë të ftohta e armë të zjarrit.
"Gjatë këtyre kontrolleve fatmirësisht nuk është gjet asgjë kundërligjshme. Policia e Kosovës do të vazhdoj me përkushtim në parandalimin e veprave penale dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e veçanërisht do të përkujdesemi për sigurinë në shkolla dhe rreth tyre", thuhet në njoftim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.