Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina po kalon momente aspak të mira që nga themelimi.
Skuadra e madhe e basketbollit kosovar po rrezikon të bie nga liga elitare.
Ajo gjendet në vendin e parafundit të renditjes tabelare.
"Bardh e kaltrit" kanë grumbulluar vetëm 28 pikë nga 21 ndeshje të zhvilluara.
Kryeqytetasit nuk e kanë as koshdallimin e mirë.
Edhe sa i përket mbrojtjes Sigali, nuk i ka punët mirë.
Sipas statistikave koshdallimi i Sigal Prishtinës është -93, duke u bërë mbrojtja e tretë më e dobët.
Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe shtatë javë.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.