Sigal Prishtina është finalistja e parë e Ligës Ballkanike. Prishtinasit në gjysmëfinale kanë mundur skuadrën malazeze Lovçen me rezultat 89:69 në Final 4, që po zhvillohet në Qipro.
Skuadra prishtinase ishte më e mirë pothuajse gjatë tërë takimit, ku çerekun e parë e fitoi 25:14, derisa në pushim shkoi me shifrat 47:31.
Bardhekaltrit në periudhën e dytë ruajtën epërsinë, për të triumfuar në fund me 20 pikë dallim, 89:69.
Te kryeqytetasit u dalluan Donovan Smith me 14 pikë, Shaheed Davis me 12, Henrik Shirko me 11 dhe Donte Clark me 10 pikë.
Në finale, Prishtina do të përballet me fituesin e ndeshjes PAYBL AEL Limassol-Peja, që ka filluar nga ora 19:30. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.