Klubi basketbollistik nga kryeqyteti, Sigal Prishtina, ka njoftuar se e ka transferuar fundorin Ricky Tarrant.
Tarrant i cili me origjinë është nga Amerika u transferua te Sigal Prishtina nga Superliga e Turqisë, ku deri më tani ka luajtur te skuadra Manisa.
Përveç Turqisë, Tarrant ka luajtur edhe në Francë, Kanada, Izrael e Hungari.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.