Sigal Prishtina e ka nisur me fitore rrugëtimin në Ligën ENBL, duke triumfuar ndaj skuadrës norvegjeze Gimle Basket me rezultat 90:79.
Bardhekaltrit mbrojtën me sukses parketin e tyre, duke marrë një fitore të rëndësishme në një përballje tejet të fortë, transmeton Klankosova.tv.
Ylli i ndeshjes ishte Deondre Burns , i cili realizoi plot 30 pikë ndërsa lojë të mirë shfaqi edhe Don Polloshka që i shtoi 15 pikë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.