Lajmet e fundit

Kolapsi i shkatërrimit të shoqërisë është një ‘’koncept çuditërisht i mundur’’ sipas aktores Sienna Miller.
Ajo për Reuters, tha se diçka e tillë mund të imagjinohet në një të ardhme të furnizuar me varfëri të ushqimeve dhe humbje të vendeve të punës pasi që njerëzit bëhen të zëvendësuar gjithnjë me ‘’diçka artificiale’’.
Ylli i filmit ‘’American Sniper’’ tha këto fjalë teksa ishte duke promovuar skenat e filmit shkencor ‘’High-Rise’’ së bashku me aktorin Luke Evans gjatë këtij muaji në Londër, përcjellë Klan Kosova.
Bazuar në romanin klasik ‘’High-Rise’’ nga J.G, filmi fokusohet në një mjek të ri i quajtur Robert Laing rol i luajtur nga (Tom Hiddleston) e që bënë disa ndryshime të banimit nga një apartament i ri në një ndërtesë të lartë jasht Londrës, përcjellë Klan Kosova.
Brenda ndërtesës së Robert Laing katalizatorët kryesorë për ndarjen e dinamikave komplekse sociale janë festat e tepruara, seksi dhe alkooli e që të gjitha këto rezultojnë që ky i fundit të përjetoj një shpërbërje të mendjes së shëndoshë të banorëve të tjerë.