15.06.2019 · përditësuar para 2582 dite1 min lexim
Pak ditë më parë Sidrit Bejleri u bë baba i një vajze për herë të katërt. Lajmin e ka ndarë vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram. Por mbrëmjen e djeshme ai ka vendosur të tregojë më tepër detaje nga ardhja e vogëlushes së tij në jetë.
Gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, Sidriti ka rrëfyer emocionet e para që ka përjetuar.
“I takon nënës merita më e madhe për sakrificën që bën për lindjen dhe rritjen e fëmijës. Desh Zoti shkoi gjithçka mbarë, pavarësisht se ishte hera e katërt me ndërhyrje, nuk është diçka e thjeshtë. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Desh i madhi Zot na nderoi. Fëmijët janë në qiellin e shtatë. Kontakti i parë ishte një varje nofulle, sepse nuk e imagjinonin që do ishte aq i vogël bebi”, ka treguar ai, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova.
Por sigurisht nuk mund të mungonte në studio as pyetja se kujt i ngjan vajza, gjë për të cilën Sidrit ka thënë: “Stafi tek spitali thanë që më ngjan mua. Shoqet e nuses thanë që i njgjan asaj. Megjithatë e rëndësishme është të jetë e shëndetshme”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.