Këshilli i Qytetit në Sydney u ka ndaluar atyre që lahen të hyjnë në autobusët e qytetit pa bluzë ose me bikini, duke rihapur një debat dekadash të vjetër në lidhje me mirësjelljen në hapësirat publike në Australi, shkruan CNN ."Ju lutem vishuni siç duhet. Veshjet duhet të vishen mbi rroba banje", shkruhet në një tabelë në një autobus në shërbimin e autobusëve Hop, Skip and Jump të financuar publikisht që kalon nëpër periferitë veriore të Sidneit, Manly, Fairlight dhe Balgowlah. Sipas këshillit, ky shërbim është shërbimi kryesor i transportit publik në rajonin bregdetar, transmeton Klankosova.tv Vendimi nëse pasagjerët do të lejohen të hyjnë në automjet për shkak të veshjeve të tyre, apo mungesës së tyre, i lihet në diskrecionin e shoferit.
Ndryshimi erdhi pas ankesave nga udhëtarët e përditshëm dhe masa mbështetet nga shumë qytetarë të moshuar. "Ne jemi pak më të vjetër. Do të donim që njerëzit të vishen modestisht, veçanërisht në transportin publik", tha një grua për 7News.
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.