Këngëtarja Sia është shpallur "regjisorja më e keqe" për filmin e saj debutues në Razzies.
Këto çmime jepen para çmimeve të mëdha Oskar për filmat më të këqij të vitit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Music”, filmi i saj fitoi tri çmime “Golden Raspberry”, përfshirë atë për aktoren më të keqe për Kate Hudson dhe aktoren më të keqe mbështetëse për Maddie Ziegler.
Filmi është kritikuar për hedhjen e Ziegler në rolin kryesor autik dhe për portretizimin e autizmit, ai u përshkrua si “i pandjeshëm” dhe “i konceptuar keq”.
Filmi bën fjalë për Zu, një shitës droge, i luajtur nga Hudson, i cili bëhet kujdestar i motrës së saj me autizëm e luajtur nga Ziegler.
Më poshtë mund të shihni trailerin e filmit "Music" nga Sia.
https://www.youtube.com/watch?v=e0IVWsxOGOI
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.