Operacioni "Kalaja", u zhvillua sot nga Antidroga e Policisë dhe Prokuroria Themelore e Pejës.
Në këtë megaksion, u konfiskuan rreth 100 kilogramë substanca narkotike e llojit "Marihuanë", e në pranga ranë dy persona.
Detaje për Klankosova.tv ka dhënë prokurori Ersan Qavolli.
Qavolli tregoi se si u zhvillua ky aksion.
"Arrestimi i të pandehurit është bërë në Qendër Tregtare, por aksioni është kryer në Raushiq të Pejës.Aty janë sekustruar 100 kilogramë narkotik e llojit marihuanë dhe janë kontrolluar një fermë e pulave, një shtëpi dhe një plantacion", tha ai për Klankosova.tv
"Gjithashtu edhe një shtëpi në Barilevë ku janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar edhe katër vetura", theksoi ai.
Prokurori i rastit bëri të ditur se nesër do të parashtrohet edhe kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarve.
https://klankosova.tv/konfiskohen-rreth-100-1kilograme-droge-qavolli-do-te-kerkojme-caktimin-e-paraburgimit-per-te-dyshuarit/
https://klankosova.tv/konfiskohen-rreth-100-1kilograme-droge-ne-pranga-dy-persona/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.