Hindizmi, Budizmi, Krishterizmi, Judaizmi dhe Islami, janë pesë religjionet më të mëdha në botë.
Përgjatë qindra viteve të fundit, këto grupe fetare i kanë dhënë formë rrjedhës së historisë dhe kanë pasur ndikim të thellë në trajektoren e racës njerëzore.
Përmes konflikteve të panumërta, pushtimeve, misioneve jashtë vendit dhe thjesht nga fjalët, këto fe janë përhapur në të gjithë globin duke u shtrirë kështu në regjione të mëdha gjeografike.
Në një video prej grafikonesh e publikuar nga gazeta amerikane Business Insider, tregohet se si këto 5 religjione janë shpërndarë nëpër botë.
E hijezuar me të kuqe e që e nis rrugëtimin e para në botë në vitin 3000 Para Erës Sonë, është feja Hindu (Hindizmi). Në video kjo hije e kuqe paraqitet në rrjedhën e lumit Indus, ku shtrihet Pakistani i sotëm dhe India Veriore. Ky vend i përket Botës së Vjetër ku edhe ka filluar lulëzimi i civilizimit. Atëbotë, Civilizimi Indus përfshinte rreth 5 milionë banorë të cilët e kishin filluar praktikimin e besimit në perëndi përmes riteve të ndryshme, përcjellë Klan Kosova.
Hindizmi njihet si feja e pjesës më të madhe të popullatës në Indi dhe në Nepal.
Sikurse asnjë fe tjetër, religjioni hindu nuk ka profet, nuk ka rregulla të shënuara. Kjo fe praktikohet nga biliona njerëz dhe konsiderohet të jetë feja e tretë më e madhe në botë pas Islamit dhe Krishterizmit. Sipas mënyrës se si paraqitet në grafikone, kjo fe fillon të shpërndahet masivisht edhe në Israel e në një pjesë të madhe të Azisë.
Më pas në vitin 1, nga i cili edhe fillon numërimi i ditëve tona apo siç njihet në terminologjinë historike Pas Lindjes së Krishtit, lind edhe një ideologji tjetër fetare, ajo e krishtere.
Ajo fillon në Jerusalem me lindjen e Judaizmit duke e marrë emrin krishterizëm pas kryqëzimit të profetit të këtij religjioni Jezus Krishtit. Me ngjyrë të vjollce shënohen vendi ku u ngjiz kjo fe, për të vazhduar më tutje me shënimin e vendeve që e pranuan dhe e përqafuan besimin në zot përmes Krishtit.
Krishterizmi u përhap në Europë në Veri të saj siç edhe paraqitet në hartë në disa prej vendeve nordike, në Gadishullin Iberik në disa vende të Spanjës dhe Portugalisë së sotme, në jug të Italisë, në brigjet e detit Adriatik, ku përfshihet edhe Shqipëria e sotme dhe pjesa perëndimore e Turqisë.
Më pas rreth vitit 500 pas erës sonë, lind profeti i myslimanëve Muhamedi në Mekë e me ardhjen e tij edhe feja myslimane nis të përhapet shpejtë. E hijezuar me të gjelbër, me ngjyrën që edhe e simbolizon këtë religjion, kjo ngjyrë lëviz në mënyrë rapide nëpër disa nga regjionet e botës duke përfshirë kontinentin e Azisë, Afrikës dhe atë të Europës.
Feja islame pikënisjen e pati në Mekë në Arabinë Saudite për të vazhduar më pas përhapjen në Afrikën veriore, në Mbretërinë e Marokut të sotëm. Religjioni i Muhamedit ishte feja kryesore në vendet arabe në kontinentin afrikan dhe atë aziatik, vende këto që i ndante Deti i Kuq 2250 km i gjerë.
Kjo video vazhdon me një pamje të përgjithshme të tri kontinenteve afër njëra tjetrës, Europës, Azisë dhe Afrikës.
Me ngjyrën e krishterimit, të vjollcën është hijezuar e tërë qendra e kontinentit Europian, ndërsa me të gjelbër, ngjyrën e islamit, pothuajse e tërë Azia dhe pjesa një pjesë e konsiderueshme e Afrikës lindore dhe e tërë sipërfaqja veriore, e edhe Turqia që më parë kishte fenë e krishtere, transmeton Klan Kosova.
Vlen të përmendet se edhe pjesa qendrore e gadishullit Iberik, ku sot janë Spanja dhe Portugalia dy vende të krishtera, hijezohet me të gjelbër, që e simbolizon praninë e fesë islame në këtë lokacion.
Ngjyrat që dominojnë kontinentet e lartpërmendura deri para vitit 1000 pas lindjes së Krishtit, janë e vjollca dhe e gjelbra, çka nënkupton që në atë kohë këto të dyja ishin fetë kryesore.
Pas rrotullimit të trafikonit që paraqet globin, paraqitet Kontinenti Amerikan pas kohës së zbulimeve kur edhe fillon kolonizimi rreth vitit nga viti 1500-1776. Amerika nuk pasqyrohet më herët në video.
Aty prezantohet jugu i Amerikës Veriore dhe veriu i Amerikës Jugore, pjesë këto të hijezuara me të vjollce, pas vitit 1000 të erës sonë.
E më pas në pjesën afrikane të hijezuar me të gjelbër, gjë kjo që simbolizon se popullata e kontinentit afrikan deri atëherë ishin islamikë, në mënyrë të shpejtë paraqitet ngjyra e vjollce, që nënkupton shtrirjen e fesë së krishtere.
Krejt në fund, globi që paraqet rruzullin tokësor paraqet shpërndarjen e feve kryesore në botë.
Aty paraqiten krishterizmi dhe islamizmi, si fetë që gëzojnë përqafimin më të madh te popujt e botës, duke përfshirë kontinentin amerikan në tërësi, pjesën më të madhe të sipërfaqes tokësore ku shtrihet Europa dhe pjesën jugore të Afrikës dhe Australinë. Budizmi i hijezuar me të verdhë, paraqitet në pjesën Lindore të kontinentit të Azisë ku janë Kina dhe Japonia, si vende që e kanë praktikojnë budizmin, përcjellë Klan Kosova.
Për ta parë videon mund të klikoni në linkun më poshtë:
http://www.businessinsider.com/map-shows-how-religion-spread-around-the-world-2015-6