Lajmet e fundit

Myslimanët bë mbarë botën, po e festojnë Fiter Bajramin, festa që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Festa fillon pas disa javësh agjërim dhe është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit islam.
Fillimi i kësaj feste, varirion nga vendi në vend, bazuar në perëndimin e diellit, por myslimanët në mbarë botën, këtë festë e presin në mesin e familjarëve të tyre.
Sidoqoftë, gjatë këtij viti Ramazani është prishur nga disa sulme vdekjeprurëse në Arabinë Saudide, në Bangladesh, në Turqi dhe Irak.
Arabia Saudite është goditur nga tri sulme vetëvrasëse të hënën, përfshirë edhe një afër njërit nga qytetet më të shenjta të myslimanëve, në Medinë. Të dielën, Shteti Islamik kreu sulme në Irak, duke lënë të vdekur 165 njerëz, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, kështu u duk fundi i Ramazanit dhe fillimi i Fiter Bajramit në vende të ndryshme të botës:
Xhakarta, Indonezi
Kuala Lumpur, Malajzi
Pakistan – Gratë i zbukurojnë duart me “hena” për këtë festë
Hyderabad, Indi – Pazaret e fundit për Bajram
Dhaka, Bangladesh – Njerëzit udhëtojnë për t’i vizituar familjarët e tyre
Moskë – Myslimanët luten në qendër të qytetit
Berlin – Bajrami në një qendër refugjatësh nga Siria
Douma, Siri