Lajmet e fundit

Ka shumë ndotje në botën moderne. Qoftë uji, qoftë ajri ose ndonjë tjetër lloj kontaminimi, njerëzit më nuk janë të kujdesshëm për ambientin. Për më tepër shumë nejrëz më nuk riciklojnë dhe kjo bën që të kemi edhe më shumë mbeturina, e këto mbeturina jo vetëm që duken keq, por edhe e shkatërrojnë habitatin natyror.
Çfarëdo bërlloku që mendoni se e keni në shtëpi, siç janë shishet e plastikës apo paletat prej druri, mos i hidhni, mund të bëni shumëçka nga to.
Krijoni mobilie nga paletat e drurit
Nëse rastësisht ju ndodhen paleta të drurit në shtëpi, ju mund t’i riktheni ato në një gjë të përdorshme. Nëse keni një ballkon apo kopsht, mur të ndërtoni tavolinë e ulëse për këto vende nga paletat prej druri.
Përdorini kapakët e shisheve në mënyra kreative
Të gjithë e dinë se shishet qofshin të plastikës apo të qelqit mund të ripërdoren kur zbrazen. Për shembull, nga shishet e plastikës mund të krijoni llamba interesante apo edhe vazo ndërsa nga kapakët e tyre ka shumë gjëra të bukura që mund të krijoni.