Lajmet e fundit

Shtëpia është streha ku ndajmë dashurinë, lumturinë, momentet e bukura dhe të këqija.
Të paktën tre her në ditë ushqehemi në shtëpi dhe natyrisht që do të donim që gjithqka të jetë perfekte. Mirëpo shpesh ndodh që seti jonë prej argjendi të mos e ketë shkëlqimin si kur e kemi blerë.
Bër t'a kthyer shkëlqimin e mëparshëm ju ofrojmë disa këshilla si më poshtë.
1. Përdorni pastë të bardhë dhëmbësh : merrni një furçë të vjetër dhëmbësh dhe fërkoni për disa minuta objektet apo setin tuaj të argjendit. Më pas shpërlajini objektet me ujë të vakët dhe fshijini me një leckë pambuku. Këshillë: nëse setet tuaj të argjendit kanë shumë ornamente nuk mund t’i fusni në ujë pasi oksideohen shumë shpejt. Mjafton thjesht një leckë e njomë mbi to e më pas t’i fshini.
2. Metoda e tenxheres me letër alumini : fillimisht duhet të vishni pjesën e brendshme të tenxheres suaj me letër alumini. Hidhni disa litra ujë sipas dëshirës dhe nevojës. Për çdo litër ujë shtoni 2 lugë gjelle kripë dhe 1 lugë gjelle sodë buke (bikarbonat natriumi). Vini tenxheren në zjarr dhe lëreni të vlojë. Më pas shtoni setin tuaj të argjendit. Kontaktit i argjendit me letrën e aluminit ka një veti zbardhuese e shkëlqyese të menjëhershme. Nxirrni me kujdes objektet nga uji i nxehtë dhe fshijini me leckë pambuku.
3. Soda e bukës : kjo mënyrë është dhe më e njohura mes zonjave të të shtëpive. Ju këshillojmë që përveç sodës së bukës të shtoni edhe disa pika limoni gjatë larjes. Rezultati do ju lërë pa fjalë.
4. Uji i patateve të ziera dhe uthulla e verës së bardhë : Pas një darkë të shëndetshme me patate të ziera, mos nxitoni të lani menjëherë tenxheren. Uji i mëparshëm ju hyn akoma në punë. Shtoni disa lugë uthull verë të bardhë dhe lini enët e argjendit për disa minuta. Më pas fshijini me një leckë pambuku të thatë.
Tani është koha për të provuar këshillat e mësipërme dhe të rifitoni shkëlqimin e humbur.