01.03.2020 · përditësuar para 2318 dite1 min lexim
Në mënyrë që alarmi të mos jetë melodia më e tmerrshme në jetën tuaj, ndiqni disa këshilla të vlefshme për t’u zgjuar të freskët çdo mëngjes.
Së pari, flini mjaftueshëm gjuhë. E dimë që ngjan si diçka klishe, por askush nuk e zëvendëson gjumin ndaj shmangeni qëndrimin me orë të tëra në Instagram e Netflix natën vonë.
Së dyti, mbani një orar të rregullt përsa i përket kohës kur flini dhe orarit kur zgjoheni. Trupi funksionon më mirë me një program të qëndrueshëm.
Së treti, shmangni alkoolin para gjumit. Konsumi i alkoolit ndikon negativisht në cilësinë e gjumit.
Së katërti, qëndroni aktivë gjatë ditës. Ushqimi i rregullt dhe aktiviteti fizik përmirëson cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e tij. Ata rregullojnë gjithë ciklin e gjumit./anabelmagazine.com/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.