Lajmet e fundit

Autorja Harper Lee, kishte plan që të shkruante edhe një libër pas novelës “Si ta vrasësh një dallëndyshe”, novelë kjo një dhe e vetmja e saj e publikuar. Këtë e ka thënë vetë shkrimtarja, në një letër të cilën e kishte shkruar para se libri i saj ë publikohet.
Në letrën të cilën ajo e kishte shkruar 2 vjet para se libri “Si te vrasësh një dallëndyshe” të botohej në vitin 1960, ajo kishte listuar 6-të ide, për të cilat ajo mendonte se do ta mbajnë të zënë për 15 vitet e ardhshme, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Por ajo nuk ka arritur ta shkruajë një novelë, që nga suksesi që pati libri i saj i vetëm dhe i fundit.
Sidoqoftë, një përmbledhje tregimesh të cilën ajo e kishte shkruar para novelës “Si të vrasësh zogun përqeshës”, e cila titullohet “Shko dhe vëj një roje”, është gjetur dhe do të publikohet javën që vjen.
Lee e ka shkruar këtë libër në me të vitit 1950, por redaktori i saj e kishte bindur atë që disa nga sekuencat në tregimet e librit, t’i kthente në një roman të veçantë.
Nga ky libër e ka burimin edhe “Si ta vrasësh zogun përqeshës”, me të cilin ajo e ka fituar edhe çmimin Pulitzer në vitin 1961 dhe është shpërblyer si njëra ndër novelat më të mira të shekullit 20.
Në vitin 1958, ajo i kishte shkruar mikes së saj Joy Brown, e cila bashkë me bashkëshortin, i kishin huazuar para shkrimtares Lee, në mënyrë që ajo të mund ta linte punën dhe të fokusohej në shkrim.
Lee u kishte thënë atyre, se po përpiqej ta përfundonte librin e saj. Por siç e përshkruante ajo, kjo ishte gjëja më e vështirë që ajo kishte provuar ta bënte.
Ajo i kishte listuar këto ide për librat, të cilat nuk u shkruan kurrë: Race NovelVictorian Novel, What Mr. Graham Greene calls An Entertainment, I'm gonna tear Monroeville to pieces (1958 Monroeville), A Novel of The United Nations, India, 1910.