Lajmet e fundit
Nëse jeni me mbipeshë dhe jeni lodhur nga dietat e vazhdueshme, ju mund ta bëni trupin tuaj të duket më mirë nëse visheni në mënyrën adekuate.

Edhe për trupat me ca kilogramë të tepërt, ka rregulla të caktuara rreth veshjes.
Ngjyrat e errëta
Nëse visheni me ngjyra të errëta trupi juaj automatikisht do të perceptohet si më i hollë. Nëse doni që ta theksoni belin tuaj, visheni një bluzë me ngjyrë të errët dhe vendoseni një rrip të bardhë në mes.
Materialet me dizajn
Ju pëlqen që të vishni një fustan me lule të mëdha, apo ndoshta një bluzë me pika. Mirëpo nëse jeni me mbipeshë duhet të mundoheni që të zgjidhni figura sa më të vogla. Kjo për arsye se materialet me dizajn, që kanë figura të mëdha ju bëjnë të dukeni më të shëndoshë.
Shmangni gjësendet me vija
Vijat i bëjnë pjesët e trupit që të duken më të mëdha. Prandaj mundohuni që t’u ikni rrobave që janë me vija. Sidomos atyre me vija vertikale.
Vishni të brendshme fit
Vishni sytjena që i përgjigjen madhësisë së gjoksit tuaj. Asnjëherë nuk duhet të zgjidhni një palë sytjena se janë të bukura, por vetëm se ato janë të përshtatshme. Edhe të poshtmet duhet t’i zgjidhni prej pambuku dhe të gjata, në mënyrë që ta mbledhin barkun tuaj që të mos duhet keq në fund apo pantallona.
Gjejini pantallonat e përshtatshme
Mos vishni pantallona të cilat janë të gjera nga gjunjët e poshtë. Kur dilni për të blerë rroba, zgjedhni pantallona që kanë të një forme të drejtë.