Lajmet e fundit

Ndonëse në ditët e fundit po regjistrohen temperatura të ftohta, shpejt janë paralajmëruar se do të vinë ditët e nxehta verore.
Me ardhjen e vapës do të shtohen netët e vështira për të bërë gjumë, qoftë nga nxehtësia, apo edhe djegia e lëkurës, shkruan Express.co.uk, përcjell Klan Kosova.
Prandaj për t’iu shmangur situatave të tilla ka disa sugjerime që janë bërë që si të qëndroni të freskët në pikun e nxehtit.
1. Shmangni pijet që përmbajnë kafeinë, si kafja, çaji, kokakola. Në vend të tyre merrni ujë me akull dhe konsumoni gjithë ditën.
2. Hani vakte të shpeshta të ushqimit dhe jo tri të zakonshmet e plota.
3. Nëse doni që të freskoheni shpejt, vërini duart tuaj nën rubinet për pak sekonda në çdo disa orë.
4. Nëse nuk ju bie temperatura atëherë lageni fytyrën dhe qafën.
5. Pastaj konsumoni shalqi të ftohtë dhe pije që si bazë e kanë mentën.