Lajmet e fundit

Shikimi i dëmtuar është si rezultat i çrregullimit funksional, furnizimit të dobët me gjak etj.
Zakonisht shikimi dëmtohet nga përdorimi i tepërt i telefonit, kompjuterit, leximi në dritë të keqe apo tepër të fortë, njofton Klan Kosova.
Në të kaluarën është menduar se shikimi i dëmtuar asnjëherë nuk mund të përmirësohet, mirëpo kjo teori është e gabuar.
Shikimi i dëmtuar mund të korrigjohet përmes disa metodave të thjeshta natyrore.
Këto metoda janë ushtrimet e syve lartë-poshtë, për t’i çlodhur nga tensionet e ndryshme, po ashtu lëvizja e tyre anash sa më shumë në mënyrë që të relaksohen.
Gjithashtu është mjaft e rëndësishme edhe ushqimi, si p.sh pemët dhe drithërat janë tejet ndihmuese për sytë.
