Lajmet e fundit

Nëse dëshironi që perimet gjatë zierjes mos të humbasin vlerat ushqyese apo ngjyrën ndiqni këshillat e mëposhtme.
Në tenxhere me kapak duhet të kemi ujë të bollshëm dhe të lihen në zjarr deri në pikën e vlimit ndërsa perimet duhen prerë në copëza të vogla e të rregullta.
Hedhja e perimeve pak nga pak, në ujin që vlon - për të mos e ulur së tepërmi temperaturën e ujit që është në vlim.
Të mos bëhet mbyllja me kapak - avulli që del nga zierja merr me vete qeliza ngjyruese, të cilat duke mbetur do të “ngjyrosnin” vetë perimet.
Të hiqet me anën e një rrjete kulluese masa e perimeve të ziera dhe të kalohet drejtpërsëdrejti në një enë me ujë dhe akull për ftohje (ky veprim bllokon zierjen dhe oksidimin që i bëjnë perimet me ngjyrë të shëmtuar).
Për konsum perimet mund të rihidhen për pak sekonda në ujë që vlon ose të skuqen në tigan apo edhe duke i shtuar në gjellën që është në përgatitje për t'u servirur e nxehtë (pas kalimit nxehtë-ftohtë perimet qëndrojnë më mirë edhe për një konsum të ardhshëm).