Lajmet e fundit

Imagjinoni një moment se ndodheni në mes të një ishulli e për të mbijetuar ju nevojitet zjarri.
Për të ndezur një të tillë me mjete rrethanore ka disa mënyra.
Kemi dëgjuar për përplasjen e gurëve që bëjnë xixa apo edhe fërkimin e një druri me bar të thatë, mirëpo ka edhe një mënyre tjetër ku përfshihet uji.
Mjafton të keni një qese plastike transparente të mbushur me ujë deti.
Në videon më poshtë mund të shihni 36 vjeçarin Alvaro Cerezo duke ndezur një zjerrë me këto mjete.
Ai ka marrë disa barishte nga arra e kokosit dhe mbi to mban qesen e mbushur me ujë deti, e cila në këtë rast kryen funksionin e një llupe zmadhuese duke përforcuar nxehtësinë e rrezeve të diellit.