Lajmet e fundit

Por si mund të ndaloni gjakderdhjen nga hunda?
Njerëzit zakonisht mbyllin vrimat e hundës por kjo është e gabuar sipas Jason M. Abramowitz, mënyra e duhur për të ndaluar hundët është që të mbyllni pjesën e hundës pranë vetullave aty ku ndodhet kocka. Kjo do të mbyllë pikërisht vendin ku është presioni i gjakut.
Kur duhet të shkoni tek mjeku?
Nëse keni provuar të ndaloni gjakderdhjen nga hunda dy ose tre herë pa fat, është koha për të telefonuar ose për të shkuar tek mjekun juaj, thotë Dr. Moghaddassi. Kjo duhet bërë menjëherë veçanërisht nëse gjaku është i kuq i ndezur dhe rrjedh shpejt, shton Dr. Abramowitz.
Si të parandaloni gjakderdhjen nga hundët?
Ju nuk duhet të shqetësoheni se si të ndaloni nëse keni mundësi ta parandaloni atë në radhë të parë. Mënyra ideale për të parandaluar hundët është duke mbajtur hundën të lagësh. Kompresat me ujë të kripur janë një opsion i mirë. Megjithatë, ndërsa thatësia është arsyeja më e shpeshtë për gjakderdhjen nga hundët, alergjitë, inflamacionet, infeksionet dhe presioni i lartë i gjakut në mesin e shkaqeve të tjera janë të mundshme.